Aktualitet

Në banesën e kushëririt, gjendet i pajetë një 35-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 02/07/21 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e një të afërmi në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Sipas policisë nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

 “Rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë në banesën e një të afërmi, është gjetur i pajetë shtetasi E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës./Opinion.al

Pas