Kryesore

Pavarësia e SHBA, Kim: Do qëndrojmë krah Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:57 - 04/07/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikën festojnë 244 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim përmes një video-mesazhi në “Facebook”, shprehet se ky 4 korrik do jetë ndryshe nga të tjerët.

Kim u shpreh se ndonëse duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, amerikanët dhe shqiptarët janë po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë.

Ambasadorja thekson se SHBA do qëndrojë krah Shqipërisë, ta bëjmë aleate më të fort.

”Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlindjen e 244-ët. Ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, ne , amerikanët dhe shqiptarët jemi jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrotja e lirsë sonë, e pavarësisë sonë, dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim./ Opinion .al

Pas