Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besimi në Zot i shndërruar në makth sjell veç të këqija

2020/07/04 at 10:28 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Besimi në Zot i shndërruar në makth sjell veç të këqija

Nga Mustafa Nano-Dje u gjendën në një shtëpi në Kombinat nënë e bijë pajetë dhe një e tretë në një gjendje të rëndë. Njëra prej viktimave kishte dy javë që kishte vdekur dhe dy të tjerat prisnin që të ringjallej. Ato ishin të trija Dëshmitare të Jehovait. Është rasti këtu për të thënë diçka për këtë sekt fetar. Dëshmitarët e Jehovait nuk është se janë besimtarë të veçantë. Janë besimtarë si gjithë besimtarët. Ata besojnë se kjo botë është e ndyrë, e komanduar nga satanai e nga ushtria e madhe e djajve, se të gjitha fetë me përjashtim të së tyres, janë mashtrime, se drejtësia e vërtetë do të vihet pas Armagedonit, apokalipsit që ata presin të ndodhë nga dita në ditë, mund të ndodhë edhe tani, që unë po flas (t’i lutemi Jehovait të mos ndodhë!), se për të zënë një vend në parajsë nuk mjafton me qenë Dëshmitar i Jehovait, por duhet me qenë një dëshmitar i përkryer i Jehovait, etj, etj. Ja, këto besojnë ata, e këto thonë kur shkojnë derë më derë. Kur ua hapin dyert, kuptohet. Sepse ka ca që me t’i parë, ua mbyllin derën në fytyrë.


E dini më të bukurën? Besimi i Dëshmitarëve të Jehovait nuk e inkurajon vetëvrasjen, përkundrazi, thuhet qartë se vetëvrasja është vrasje. Domethënë është e dënueshme. Mirëpo nga ana tjetër dihet se vetëvrasjet brenda bashkësisë së Dëshmitarëve të Jehovait janë të shumta. Janë deri në dhjetë herë më të mëdha sesa vetëvrasjet në përgjithësi. Me fjalë të tjera, nëse në 1000 pelegrinë të Shna Ndout apo haxhilerë myslimanë, është vetëm një që vret veten, në 1000 Dëshmitarë të Jehovait janë 10 vetë që vrasin veten.

Atëherë, si t’i puqim këto dy fakte? Shumë kollaj. Nuk është ndonjë parim i veçantë i besimit të Dëshmitarëve të Jehovait që e ka shkaktuar këtë gjë. Është besimi në përgjithësi. Është besimi i përjetuar me devocion, përkushtim, shpirt sakrifice. Ata përndiqen gjithë kohën nga ideja se nuk janë në lartësinë e njeriut që kërkon Jehovai, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të qenë në atë lartësi. Ata përndiqen nga ideja se çfarëdo që të bëjnë e sido që të sillen, Jehovai do të jetë gjithsesi i pakënaqur prej tyre. Shkurt, është efekti i fesë. I fesë që përjetohet 24 orë non stop si qëllim i vetëm i jetës, si një makth, si një obsesion, si një burim i vazhdueshëm frustracioni.

Shikoni, unë jam ateist. Të shumtët e ateistëve besojnë se një botë pa fetë e pa besimtarët do të ishte një botë më e mirë. Por unë nuk jam i sigurt për këtë. Nuk e përjashtoj të jetë e kundërta. Mendoj shpesh se njerëzit kanë nevojë për fetë edhe pse, madje pikërisht sepse ato janë përralla. Fetë në një numër të madh rastesh, i disiplinojnë njerëzit, u vënë fre pulsioneve e ngasjeve të tyre të liga, i bëjnë të jetojnë me frikën se nëse bëjnë mëkate, do t’i kenë punët keq në botën e përtejme që është edhe e përjetshme. Dhe kështu fetë kanë mbi njerëzit besimtarë atë efekt përfrikësues e shkurajues që nuk e ka mbi ta asnjë autoritet laik mbi tokë. Dhe ky fakt mund t’i bëjë fetë një faktor pozitiv në jetën sociale.

Por fetë nuk janë vetëm kaq. Fetë janë medalje me dy anë. Në to ka mesazhe që janë të mira, të lezetshme, por ka edhe mesazhe që janë broçkulla. Pastaj, ok, është mirë që fetë u bëjnë thirrje besimtarëve të mos bëjnë mëkat, por puna është se shpesh herë mëkatin e përkufizojnë në mënyrë të çuditshme. Quajnë mëkat të vjedhësh e të vrasësh dhe kjo është ok, por quajnë mëkat edhe veprime e sjellje humane që janë krejt të pafajshme. Për shembull, në fenë hebraike është mëkat i madh edhe të punosh në ditën e pushimit dhe kush sheh dikë që punon në ditën e pushimit mund ta vrasë atë. Për myslimanët, sipas doktrinës së tyre, sipas Kuranit, është mëkat të jesh mik me një që është i fesë së krishterë. Katolikët quajnë mëkat përdorimin e prezervativit. Ndërsa Dëshmitarët e Jehovait, përveçse i quajnë mëkate të gjitha këto, i ruhen një mëkati më të madh, mëkatit të të mos qënit i aftë të bëjnë jetën e përsosur sipas standardit që ka vendosur Jehovai.

Është ky mundim e sfilitje e fundit shkaku i vetëvrajseve. Përsëris: problem është mënyra e ethshme dhe e ankthshme se si ata e jetojnë besimin e tyre, është padurimi me të cilin presin fundin e botës, që ata e lidhin me momentin kur instalohet mbretëria e Zotit, në tokë e në qiell./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Para
Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima dhe 67 raste të reja

Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

2 viktima dhe 67 raste, si është gjendja e të shtruarve tek infektivi

Basha thirrje bizneseve: Qeveria u dorëzua, merrni vetë masa ndaj COVID-19

Basha thirrje bizneseve: Qeveria u dorëzua, merrni vetë masa ndaj COVID-19
















TE FUNDIT

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}