Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta, Rama dhe Basha urojnë pavarësinë e SHBA

2020/07/04 at 10:25 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta, Rama dhe Basha urojnë pavarësinë e SHBA

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër urimi Presidentit të SHBA Donald Trump përmes së cilës ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës  me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë.


Meta shpreh mirënjohje për paraardhësit e Trump, ku thekson se parimet demokratike të vendosur prej tyre janë udhëzime për çdo shtet demokratik.

Po ashtu Meta shkruan; “Ky përvjetor mbërrin në një kohë shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për mbarë botën, pasi pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë rruzullin tonë me efektet e saj serioze dhe të paparashikueshme.”

Presidenti shkruan në letër se Shqipëria është gjithmonë krah SHBA për të mbështetur interesat e të dy palëve.

Letra e Metës 

I nderuar Zoti President, Donald J. Trump!

Viti 2020 shënon 244-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, një trashëgimi e përbashkët e lirisë dhe përkujtimit të udhëtimit, si dhe të sakrificave të popullit të madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë e të begatë.

Etërit tuaj Themelues e dinin shumë mirë çmimin e lirisë, sepse u zotuan të jepnin jetën, fatin dhe nderin e tyre të shenjtë për të shpallur pavarësinë, si dhe për të mbrojtur të drejtat e dhëna nga Zoti.

Këto themele të qëndrueshme mbeten edhe sot e kësaj dite parimet kryesore të ekzistencës së kombeve demokratike.

Ky përvjetor mbërrin në një kohë shumë të vështirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për mbarë botën, pasi pandemia e COVID-19 është përhapur në të gjithë rruzullin tonë me efektet e saj serioze dhe të paparashikueshme.

Ne jemi optimistë se forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’ia dalë mbanë të mbizotërojë kundër kësaj pandemie dhe se ato do të ngrihen edhe më të fortë se kurrë, duke qenë njëkohësisht mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmesën bujare që qeveria juaj na ka dhënë teksa ne po përballemi me sfidat e pandemisë.

I dashur Zoti President,

Ndërsa 4 korriku po troket në prag, populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe aleatët e tij do të festojnë lindjen e kombit tuaj të madh.

Po e shfrytëzoj këtë rast, që në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, t’Ju uroj Ju dhe mbarë popullin amerikan: “Gëzuar 4 korrikun!”, si dhe t’Ju shpreh urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe përparimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

I njëjti mesazh urimi iu shkon të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm për forcimin e marrëdhënieve tona, duke shërbyer në këtë mënyrë si një urë lidhëse për miqësinë tonë afatgjatë e të fortë.

Kam kënaqësinë t’Ju përcjell i dashur Zoti President, vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që t’i shërbejmë interesit të përbashkët të të dy kombeve tanë miq, teksa Shtetet e Bashkuara festojnë 244-vjetorin e Pavarësisë dhe ripërtërijnë energjinë e tyre për t’u përballur me sukses me sfidat e kohës sonë. Uroj që lidhjet tona të forcohen edhe më tepër, ndërsa ne i gëzohemi miqësisë sonë të bekuar! Ju lutem pranoni, zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë! ????

Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së saj.

Rama e ka bërë urimin me anë të një video, ku shihen disa nga figurat më të shquara në historinë e Amerikës, ku nuk mungon Abraham Lincoln, Woodrow Wilson, George Bush, John Kennedy dhe Martin Luter King.

Pamjet në video janë edhe nga ardhja e Presidentit George Bush në Shqipëri, ndërsa shihet pjesa e fjalimit të tij, kur shprehet se Kosova do të jetë e pavarur.

SHBA njihen si një nga mbështetësit më të madh të Shqipërisë, ndërsa ishin edhe mbështetësit kryesorë për shpalljen  e pavarësisë së Kosovës. Por në 4 korrik është njëkohësisht edhe ditëlindja e kreut të qeverisë i cili sot feston 56-vjetorin.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi festën e pavarësisë së SHBA, duke shpërndarë një postim të ambasadores amerikane Yuri Kim nga pritja në rezidencën e saj për autoritetet më të larta të shtetit dhe kreun e opozitës.

Basha falënderon qeverinë amerikane për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

“Faleminderit ambasadore Yuri Kim për mikpritjen tuaj të këndshme. Faleminderit popullit dhe qeverisë suaj për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese. Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: GËZUAR 4 KORRIKUN! Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës në festën kombëtare të SHBA./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Besimi në Zot i shndërruar në makth sjell veç të këqija

Besimi në Zot i shndërruar në makth sjell veç të këqija

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima dhe 67 raste të reja

Studimi, kur do të largohet koronavirusi nga Shqipëria

2 viktima dhe 67 raste, si është gjendja e të shtruarve tek infektivi
















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}