Kronikë

Kultivim kanabisi në Vlorë, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:03 - 04/07/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi kultivonin bimë narkotike në fshatin Drashovicë

Autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.

Është arrestuar shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas