Kronikë

Patos/ Gjyshi plagos me çifte mbesën e tij 25-vjeçare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 28/08/22 |
Opi Nion

Një 25-vjeçare është plagosur me çifte nga gjyshi i saj ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Patos Fshat. Sipas policisë, dyshohet se arma e zjarrit tip çifte është shkrepur aksidentalisht teksa  82-vjeçari me inicialet A.M ka qenë duke e pastruar atë.

Menjëherë pas ngjarjes, e reja është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas