Kronikë

Emri/Gjendet i mbytur një 40-vjeçar në afërsi të fshatit Pustec



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 28/08/22 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec ditën e sotme.

Sipas policisë, trupi i pajetë i përket shtetasit Fredi Ceno, banues në fshatin Bitinckë të Devollit. Po ashtu uniformat blu bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Pustec – Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll”, njofton policia./Opinion.al

 

 

Pas