Politikë

Pasi u zgjodh President, Bajram Begaj merr këshilla nga Alfred Moisiu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 05/06/22 |
Opi Nion

Një ditë pasi u votua si presidenti i Shqipërisë nga parlamenti, Bajram Begaj është takuar paraditen e sotme me ish-kreun e shtetit Alfred Moisiun në periferi të Tiranës.

Kreu i ri i shtetit i shoqëruar nga garda e republikës ka udhëtuar drejt Baldushkut ku po qëndron ish-presidenti Alfred Moisiu, duke u larguar nga temperaturat e larta të Tiranës.

Në takim fokusi duket të ketë qenë pikërisht detyra e re e Begajt ku Moisiu i ka ofruar disa këshilla presidentit të ri.

Deri në marrjen e detyrës së kreut të shtetit, Begaj duket se do të zhvillojë disa takime të tjera. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi, Rexhep Meidani, etj.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

Pas