Aktualitet

Parlament: Saimir Tahirit i thyhet karrigia, Ristani: I rëndon pesha e krimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 20/11/15 |
root
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ka parë veten në pozitë të vështirë sot paradite ndërsa karrigia ku ulet zakonisht në Parlament është thyer dhe për pak ka rënë në tokë. Ndonëse fizikisht klasifikohet tek peshat pupël, karrigia çuditërisht nuk e ka mbajtur dot ministrin Tahiri, duke provokuar një skenë humori dhe batutash mes deputetëve.
Si për ironi, thyerja e karrikes ka ndodhur ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, po kritikonte pikërisht punën e Tahirit në krye të ministrisë dhe po i referohej fjalimit të ambasadorit Lu. Zhurma e krijuar dhe skena e pazakontë ka shkatuar të qeshura të forta në sallë dhe Ristani e ka ndërprerë gjithashtu fjalën e tij nga gazi i papritur.
“I rëndon pesha e krimit”, lëshoi batutën Ristani mes të qeshurave./lapsi.al

http://www.dailymotion.com/video/x3ejhib_ministrit-tahiri-i-thyhet-karrikia_news

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas