Kryesore

Paloka: Për Rudina Hajdarin kam vetëm këtë mesazh!


               Publikuar në : 21:47 - 15/03/19 |
geliano fataj

Rudina Hajdari vendosi të qëndrojë në Parlament, ndërsa vëllai i saj Kiri është shfaqur në protestë me kryedemokratin Lulzim Basha. Edi Paloka nuk komentoi vendimin, pse zonja Hajdari qëndroi në Parlament, por kishte një mesazh për të.

Rudinën e njoh pak, sepse ajo ka qenë e vogël. Jo vetëm për respekt të Azemit, por sepse i kam miq. Nuk dua të merrem me rastin e Rudinës. Të tjerët janë për interesat e veta, jo të partisë. Për Rudinën, do thoja vetëm diçka që, në momentin kur fjalët e tua inspirojnë Taulant Ballën, duhet të pyesësh veten çfarë nuk shkon. Mbasi ajo deklaroi se nuk do të dorëzojë mandatin, doli Taulanti dhe tha u inspirova nga fjalët e saj. Në këtë moment, ti duhet të dyshosh për atë që ke bërë”.

Paloka po ashtu tha se nuk është penduar për lënien e mandatit, sepse sipas tij ka qenë një nga personat që e ka kërkuar këtë veprim. /Opinion.al

Pas