Politikë

“Nëse vjen momenti, dy duar për një kokë janë”


               Publikuar në : 22:34 - 15/03/19 |
geliano fataj

Edi Paloka mendon, se pavarësisht që ndërkombëtarët tani për tani kanë bërë kritika për vendimin e opozitës, do të jenë ata që do të negociojnë për qeverinë tranzitore.

Sa i përket protestës, ai deklaroi: Nesër i kemi thirrur për protestë, sa për dhunën, as nuk e kemi nxitur ndonjëherë, e as do ta bëjmë. Kjo çështje është paranojë e Ramës, ne nuk i kemi kërkuar shqiptarëve të ushtrojnë dhunë. Nesër janë thirrur në protestë, jo për të provuar ballokumet bajate të velinës.

I pyetur nëse kanë frikë nga drejtësia e re e Edi Ramës, ish deputeti demokrat tha se “nëse vjen momenti, dy duar për një kokë janë”./Opinion.al

Pas