Politikë

Paloka ironizon Alibeajn në Mallakastër: Pritje “entuziaste” e Alibashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:10 - 07/05/22 |
Opi Nion

I saporizgjedhur në krye të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka ironizuar këtë pasdite takimin e Enkelejd Alibeajt në Mallakastër.

Ky i fundit, që tashmë nuk mban më as pozicionin e kryetarit në detyrë, ka njoftuar këtë paradite një sërë takimesh në bazë, duke nisur pikërisht nga Ballshi.

E duke parë që takimi ka patur pak persona të pranishëm, Paloka nuk ka ngurruar ta cilësojë një pritje entuziaste të Alibashës, sikurse shprehet.

“Pritje “entuziaste” ne Mallakaster e E.Alibashes. Kete kerkojne te emerojne kryetar te opozites , Edvin Rama me gjyqtare te llojit Blerina Mucobasha”, shkruan Paloka./Opinion.al

 

 

Pas