Rajoni

Palmer: Mbështesim BE për dialogun Kosovë-Serbi, të hiqet taksa


               Publikuar në : 12:47 - 10/06/19 |
Al Do

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, tha se SHBA e mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga vendet e BE midis Kosovës dhe Serbisë. Këtë ai e tha pas një takimi në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Palmer ndër të tjera shtoi se taksa 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë të hiqet në mënyrë që dialogu të rifillojë normalisht

“Shohim se taksa është pengesë e tij. Duam që ajo të hiqet dhe në këtë mënyrë të dyja palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve”, tha Palmer.

Në lidhje me takimin e Parisit që do të mbahet në 1 korrik mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, Palmer tha se , Palmer tha se Washingtoni e mbështet plotësisht atë që bëjnë partnerët evropianë për zgjidhjen e problemit.

“Nuk mund t’ju them se si do të rrjedhë takimi në Paris, por qëllimi ynë i përbashkët është të arrijmë te marrëveshja. Besoj se ai takim do t’i udhëheqë të dyja palët në atë drejtim”, tha zyrtari amerikan.

Vuçiç, nga anën tjetër, tha se nuk është i sigurt nëse takimi në Paris do të mbahet.

“Jemi gati për këtë takim, por nuk mendoj se dikush dëshiron të dëgjojë edhe një herë se si dikush nuk do ta anulojë taksën”, tha Vuçiç.

Serbia është tërhequr nga dialogu me Kosovën që kur kjo e fundit aplikoi taksën 100% për importet serbe. Kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaçi janë shprehur se taksa nuk do të hiqet deri në momentin që Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës. /Opinion.al

Pas