Kryesore

Pa licencë dhe pa kushte higjeno-sanitare, AKU bllokon 3 subjekte


               Publikuar në : 16:14 - 19/08/19 |
el ida

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka bllokuar një furrë buke, një market dhe një fast-food.

Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatua, ushtrim aktiviteti i palicencuar, kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP, raport analiza), si dhe etiketim i parregullt i produkteve.

Për shkeljet e konstatuara, AKU bllokoi subjektet, dhjetra kilogramë produkte të pasigurta për konsum, si dhe ndërshkoi me 3.85 milion lekë kundravajtje ligjore./Opinion.al

 

 

Pas