InstaBIZ

Nxënësit e një shkolle i bëjnë surprizën më të bukur Harryt dhe Meghanit


               Publikuar në : 22:35 - 14/04/19 |
xhu lia

Edhe pak kohë ka mbetur nga ardhja në jetë e fëmijës së parë të çiftit mbretëror Meghan Markle dhe Princ Harry.

Edhe pse në pritje të ëmbël Meghan e ka shoqëruar shpesh Harryn në aktivitetet e tij ku në njërin prej tyre kanë marrë një surprizë të bukur.

Një mësuese në shkollën  “Stratford Upon Avon” u ka kërkuar nxënësve të saj të shkruanin nga një letër urimi për çiftin mbretëror.

Sipas mediave të huaja Meghan dhe Harry janë gëzuar pafund nga ky gjest dhe madje i janë përgjigjur secilit me një letër falenderuese.

Më pas mësuesja i ka publikuar disa nga këto letra në “Twitter” ku ka shkruar. “Shiko çfarë mbërriti këtë mëngjes”./Opinion.al/

Pas