Kryesore

Moti për sot, mbani çadrat me vete


               Publikuar në : 08:40 - 15/04/19 |
eri on

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në territor, më të dukshme paraqiten në Qëndër dhe Juglindje të vendit duke gjeneruar shira.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, ku reshjet e shiut më të dendura paraqiten në rajonin Jugor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës ku vlerat minimale dhe maksimale priten nga 7°C deri në 22-23 °C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./Opinion.al

Pas