Kronikë

Një vit më parë iu ekzekutua kushëriri, kush është personi që u qëllua në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:51 - 30/04/22 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Paraprakisht është bërë e ditur se si pasojë e shtënave ka mbetur I plagosur shtetasi Dedë Planaj. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Dobraçit. Raportohet se I plagosuri  është djali i xhaxhait të Bardhok Planajt, i ekzektuar një vit më parë në të njëjtën zonë. 

Kujtojmë se Bardhok Planaj u ekzekutua mbrëmjen e 4 prillit të vitit të shkuar, teksa ishte në lëvizje me makinë pikërisht në të njëjtën lagje që u qëllua sot kushëriri i tij. 

Ndërsa I plagosuri është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes së Planajt dhe kapjen e autorëve të krimit./Opinion.al 

Pas