Aktualitet

Një tjetër segment i Unazës së Madhe hapet në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 26/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar ditën e sotme se është hapur dhe një aks tjetër i Unazës së Madhe në qytetin e  Tiranës.

Balluku e cila ishte e  shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjerdho, është shprehur se në orën 14:00 ky segment do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.

Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga ora 14:00 segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet“, njofton ministrja në një postim në mediat sociale.

Gjatë fjalës së saj ministrja tha gjithashtu se për disa ditë me radhë do të ketë prezencë të shtuar të policëve për të disiplinuar drejtuesit e mjeteve.

Ndërkaq Balluku ka njoftuar se për pak ditë do të hapet dhe tuneli tjetër tek “Shqiponja” dhe për ministren ky tunel do të lehtësojë shumë trafikun në atë zonë. Kujtojmë se para disa ditësh është hapur tuneli i parë tek “Shqiponja”, megjithatë trafiku vijon të mbetet i rënduar./Opinion.al

Pas