Aktualitet

“Me çizme llastiku mbi zetor”, Anila Denaj ëndërron të punojë në bujqësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 26/03/21 |
Opi Nion

Ministrja e Financave, Anila Denaj, si rrallë hërë në një intervistë televizive ka rrëfyer detaje nga jeta e saj. E ftuar në emisionin  “Historia ime” në Tv Klan zonja që mban “çelësat” e financave publike në vend tha se prindërit e saj vijnë nga fshatrat e lumti të Vlorës, por janë rritur në Tiranë. Madje ajo ka shprehur dhe një ëndërr të cilën nuk e di nëse do e realizojë apo jo, por shprehet se dëshiron që në të ardhmen të punojë në bujqësi me çizme llastiku dhe mbi zetor.

“Unë do të doja të punoja në të ardhmen në fushë, të merresha me bujqësi. Nuk e di cilën bimë apo frutë por di që dua të jem me çizme llastiku dhe mbi ndonjë zetor në fushë. Kjo është një ëndërr, nuk e di nëse do kthehet në realitet. Bujqësia më ka atraktuar më shumë sesa konteksti i përfitueshmërisë sepse është një sektor me vështirësi dhe ne prandaj ne nuk po flasim ndoshta për realitete. Ndërkohë për t’i kthyer përgjigje pyetjes suaj, po im shoq ka pasur një restorant sepse gjithë jetën ka studiuar për pjesën e kulinarisë dhe e ka bërë me shumë pasion, por është një zanat i vështirë dhe sigurisht që është një angazhim më shumë se 14 orë, prandaj nuk do doja. Do doja që Aleksandri të kishte më shpesh babain siç e ka tani”, tha Denaj.

Anila Denaj garon e 4-ta në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit/Opinion.al

Pas