Aktualitet

VIDEO/Rama drekë me peshkatarët: S’kam ardhur për vota, por të bëj histori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:17 - 26/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka qenë në Durrës, një nga qytetet ku kandidon për deputet. Pasi inspektoi kantierin e ndërtimit të lagjes së re në zonën e ai është ndalur për të ngrënë drekë me drejtuesit e anijeve të peshkimit.

Kreu i qeverisë në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi por vihet re edhe prania e biznesmenit Gjergj Luca.

Gjatë takimit kryeministri Rama tha se nuk po kandidonte në Durrës për të marrë vota, por për të bërë histori. Ai tha se do qëndronte me mandatin e deputetit në atë qytet që do e votonte më shumë.

“S’kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por kam ardhur për të bërë historinë bashkë me ju dhe të gjithë durrsakët! Më tej Rama ka thënë: Do të rri aty ku do të më duan më shumë. Te njerëzit e nonës apo te njerëzit e babës!”, tha Rama. Sakaq njëri nga peshkatarët i është përgjigjur se uron që atë që ka bërë për Vlorën ta bëjë edhe në Durrës. Kryeministri Edi Rama është kandidat në dy qytete në zgjedhjet e 25 prillit në Vlorë dhe në Durrës.

Ndërsa biznesmeni Luca gjatë bisedës ka komentuar dhe thëniet e opozitës për etiketimet e sipërmarrësve si “oligarkë”, teksa tha se “ne jemi të gjithë oligarkë, por kush punon në këtë vend?!. A t’ka shku mendja me qenë oligark?!

Kujtojmë se pak ditë më parë biznesmeni Gjergj Luca u përfshi në një konflikt fizik me kandidatin për deputet të PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi./Opinion.al

Pas