Kryesore

Një tjetër demokrat nga lista e Korçës pranon mandatin


               Publikuar në : 14:33 - 09/04/19 |
b.f

Një tjetër demokrat ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit. Andi Përmeti nga lista e Korçës ka dorëzuar mëngjesin e kësaj të marte formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke hedhur kështu hapin e parë drejt pranimit të mandatit.

Andi Përmeti është kandidati i 12-të i Partisë Demokratike në këtë qark. Ai ka lindur më 7 shkurt 1987 në Korçë dhe sipas jetëshkrimit që ka dorëzuar në KQZ, është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka deklaruar se është në proces doktorature.

Nga kërkimi në internet, Andi Përmeti gjatë kësaj kohe rezulton se ka qenë kritik i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në disa shkrime në mediat online, Përmeti ka akuzuar Bashën për luftë brenda partisë si dhe paracaktim të fituesve të zgjedhjeve të brendshme të PD-së.

Nëse KQZ do t’i japë mandatin, do të jetë i treti në Korçë që pranon të hyjë në Parlament, pas Ligoraq Karamelos dhe Arlind Çaçanit./Opinion.al

Pas