Politikë

Mjeku në Berat pranon mandatin e LSI-së


               Publikuar në : 14:50 - 09/04/19 |
b.f

Pas kandidatit të Partisë Demokratike në Korçë, Andi Përmeti, edhe Eugen Bojaxhiu i LSI-së në Berat ka vendosur të bëhet pjesë e Parlamentit. Ai ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, duke hedhur hapin e parë për marrjen e mandatit.

Eugen Bojaxhiu ka lindur më 15 maj 1984 në Berat. Sipas jetëshkrimit të dorëzuar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017, pas përfundimit të shkollës së mesme në vendlindje, ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë për mjekësi të përgjithshme në Tiranë në vitet 2002-2008.

Si eksperienca pune, Bojaxhiu rendit vetëm atë të mjekut patolog në Berat, nga viti 2008 e në vazhdim.

Nëse KQZ vendos t’u japë mandatet Përmetit dhe Bojaxhiut, numri i deputetëve në Parlament do të shkojë në 104./Opinion.al

Pas