Bota

Ngrohja e klimës, për herë të parë bie shi në Grenlandë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:42 - 21/08/21 |
Opi Nion

Shtresa e akullit të Grenlandës ka njohur për të parën herë shiun, që nga koha kur filluan studimet klimatike në rajon. Shkencëtarët konstatuan këtë fakt më 14 gusht në stacionin e Fondacionit Kombëtar të Shkencës së SHBA, i cili ndodhet në pikën e 3,216 metrave të shtresës së akullit dhe  ku temperaturat janë normalisht nën zero gradë.

Sipas Guardian, shiu ra në Grenlandë gjatë tre ditëve jashtëzakonisht të nxehta, me temperatura në disa zona 18 gradë më të larta se mesatarja.  Si rezultat, shkrirja e akullit është vërejtur në pjesën më të madhe të ishullit, në një zonë rreth katër herë më të madhe se madhësia e Mbretërisë së Bashkuar. Është vlerësuar se rreth 7 miliardë tonë ujë ranë në të gjithë Grenlandën./Opinion.al

Pas