Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin me Merkel: Perëndimi është përpjekur t’i imponojë vlera Afganistanit

2021/08/21 at 2:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Putin me Merkel: Perëndimi është përpjekur t’i imponojë vlera Afganistanit

Në vizitën e 20 e me sa duket të fundit zyrtare të kancelares në Rusi kishte shumë tema të vështira, ndaj konferenca e shtypit filloi me vonesë.


Pikërisht një vit pas sulmit me lëndë toksike ndaj opozitarit rus Aleksej Navalni, kancelarja Angela Merkel u takua në Moskë (20.08) me presidentin rus Vladimir Putin. Ndonëse ka „mosmarrëveshje të thella”, bisedojmë me njeri-tjetrin, tha kancelarja përpara takimit me Putinin. Konferenca e shtypit pas bisedimeve nisi me një orë e një çerek vonesë. Merkel dhe Putin dolën para gazetarëve të grumbulluar që prisnin. Herë pas here pas kortezisë formale dilnin në pah linjat e konfliktit. Presidenti rus u shpreh për “bisedime konstruktive” në një atmosferë “të rrezikshme”. Ai vlerësoi Merkelin në prag të lamtumirës së saj nga politika, që pritet pas pak muajsh. Pas një periudhe 16 vjeçare, kancelarja Merkel nuk do të rikandidojë në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator. Deri në krijimin e një qeverie të re, ajo do të vazhdojë të drejtojë qeverinë.

Sforcim në një terren të minuar

Putin e nisi fjalën e tij me kompleksin e temave të Afganistanit dhe tha, se duhet të influencohet, që radikalët islamikë taliban të mos mund ta shtrijnë përtej kufijve të vendit  pushtetin e tyre. Duhet të parandalohet që “terroristët” të depërtojnë në vendet fqinjë p.sh. duke u paraqitur si refugjatë”. Ai akuzoi Perëndimin, se është përpjekur “t’i imponojë vlerat nga jashtë Afganistanit”.

Putin u ndal edhe në konfliktin e Ukrainës, duke thënë, se ka shkelje të armëpushimit në lindje të vendit dhe i këkroi Merkelit që të influencojë ndaj qeverisë në Kiev, kur të dielën (22.08) ajo do të udhëtojë për në Ukrainë. Edhe Bjellorusisë iu referua presidenti rus, si dhe Iranit, që tani ka një president të ri e po ashtu Putin nuk la pa përmendur edhe konfliktin në Siri.

“Dënimi i Navalnit është i papranueshëm”

Merkel e nisi deklaratën e saj duke kujtuar sulmin e Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik përpara 80 vjetësh duke vendosur një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur. Por shumë shpejt ajo trajtoi çështjen e opozitarit rus të dënuar Aleksei Navalni dhe tha, se i ka kërkuar Putinit lirimin e tij. “Nga perspektiva jonë dënimi në një koloni ndëshkimi mbi bazën e një gjykimi të mëparshëm, të klasifikuar prej Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si disproporcional, është i papranueshëm.”

Putin lutet për “pak objektivitet”

I pyetur nga një gzetaret, se çfarë është e nevojshme që Navalni të lirohet, Putini u përgjigj, pa e zënë në gojë emrin e tij, se ai nuk është dënuar për veprime politike, por sepse ka shkelur rregullat. Putin u lut për “pak objektivitet”. Sistemi rus ndodhet në zhvillim. Të gjithë shtetasit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, por brenda kornizave ligjore. Udhëheqja e Rusisë do të bëjë „gjithçka” për një situatë të qendrueshme.

“Aneksimi i Krimesë shkel integritetin e Ukrainës”

Duke iu referuar linjës së gazsjellësit Nord Stream 2 është folur për marrëveshjen mes Gjermanisë dhe SHBA-sa. Kancelarja angazhohet, që Ukraina të vazhdojë të jetë vendi i transferimit të gazit rus – edhe pas vënies në funksionim të linjës Nord Stream 2.

Merkel u ndal tek gjendja në Afghanistan e po ashtu edhe tek situata në Ukrainë. Ajo është angazhuar për rigjallërimin e bisedimeve, që duhet të ndihmojnë për zgjidhjen e konflitkit në Ukrainë. Ajo theksoi me një argument shtesë pozicionin e njohur të Berlinit dhe fuqive të tjera perëndimore: Gjermania i përmbahet qendrimit të saj, që aneksimi i Krimesë përbën shkelje e e integritetit territorial të Ukrainës.

“Bisedimet nuk kanë qenë gjithmonë të thjeshta”, u shpreh Merkel përmbledhtas për përvojën e saj të gjatë me Putnin. Por s’ka alternativë tjetër veçse të “vazhdojmë të shkëmbejmë argumenta dhe “të zgjidhim situata të vështira”. Sidoqoftë gjatë periudhës që ajo qeveris sistemet politike në Gjermani dhe në Rusi kanë diverguar sërish”. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, megjithatë është arritur që të ruhet linja e komunikimit.

Berlini është i interesuar jo vetëm të mbetet në linjë komunikimi me Moskën, por edhe të vazhdojë biznesin: Gjermania do të marrë gazin rus përmes linjës Nord Stream 2. Linja do të përfundojë së shpejti pr t’u vënë në funksionim. Sipas të dhënave të sipërmarrjes nga tubacioni ekzistues Nord Stream në shtatë muajt e parë të këtij viti janë përçuar në Gjermani 33,7 miliardë metër kub gaz. 99 përqint e linjës gazsjellëse Nord Stream 2 bashkë me linjat ekzistuese do të kenë një kapacitet transporti prej 110 miliard metër kub gaz në vit.

SHBA dhe Ukraina si dhe disa shtete të tjera europiane kritikojnë Gjermaninë, se me këtë linjë të re gasjellësi po bëhet e varur prej furnizimeve ruse – dhe po dobëson pozicionin e Kievit në raport me Moskën. Gjermania do të arrijë, që Rusia në të ardhmen ta kalojë gazin përmes Ukrainës së dobët ekonomisht në mënyrë që ajo të mos humbasë të ardhurat nga tranziti i furnizimeve. Marrëveshja mes Kievit dhe Moskës për transortimin e gazit në Europës përfundon në vitin 2024./DW

 

Etiketa: merkelPutin


Ju sugjerojmë

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
Sport

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

14 Korrik, 2026 4:37 pm
Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
Rajoni

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

14 Korrik, 2026 3:48 pm
Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
Bota

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

14 Korrik, 2026 3:36 pm
Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj
Bota

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

14 Korrik, 2026 2:49 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit
Bota

SHBA zgjeron sanksionet kundër Kubës, synohet edhe sektori i turizmit

14 Korrik, 2026 1:45 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Ukraina hap grupin e ri të negociatave për anëtarësim në BE

14 Korrik, 2026 1:42 pm
Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit
Kronikë

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare kallëzon filialin e Durrësit

14 Korrik, 2026 1:23 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Para
Mjeku Alimehmeti: Lajme të mira mbi imunitetin ndaj varianteve të Covid-19

Mjeku:Nevojë për dozë të tretë tek të vaksinuarit me CoronaVac në Shqipëri

Osmani: Ardhja e refugjatëve afganë çështje ditësh, po rrisim kapacitetet

Osmani: Ardhja e refugjatëve afganë çështje ditësh, po rrisim kapacitetet

Baradar dhe drejtues  talebanë arrijnë në Kabul për bisedimet e qeverisë

Baradar dhe drejtues talebanë arrijnë në Kabul për bisedimet e qeverisë
















TE FUNDIT

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
14 Korrik, 2026

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një deklarate të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke e...

Lexo më shumë

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A

U largua nga Lazio, Elseid Hysaj gjen akordin me klubin tjetër të Serie A
14 Korrik, 2026

Elseid Hysaj është pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar pritet të mbetet pjesë e Serie...

Lexo më shumë

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

Deklarata e ministres serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998
14 Korrik, 2026

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar...

Lexo më shumë

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat në Hormuz, Brazili: Do bëhet pirat
14 Korrik, 2026

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, kritikoi planin e presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një taksë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}