Kryesore

Ngërçi mes Bullgarisë dhe RMV/ Macron: Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 30/06/22 |
Opi Nion

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mendon se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut,  e cila pengohej nga Bullgaria.

“Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi,” tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile më 24 qershor për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut, në një masë që mund të lejojë fqinjin e saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësimit me bllokun.

Ligjvënësit votuan për të lejuar qeverinë të heqë veton e saj pas ndryshimeve në tekstin e kornizës që do të garantonte të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe do të angazhonte Shkupin për të mbajtur marrëdhënie të mira me Bullgarinë.

Kujtojmë se ngërçi i krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pengonte edhe anëtarësimin e Shëipërisë në BE. Zgjidhja e mosmarveshjeve mes dy vendeve zhbllokon edhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Pas