Kryesore

Nga Kukësi nis një tjetër krizë, kandidati i PD nuk merr mandatin


               Publikuar në : 21:16 - 15/03/19 |
geliano fataj

Nga sot duket se nis një ngërç i ri. Qarku i Kukësit do të ketë vetëm dy deputetë. Kandidati në listën e PD-së, Miftar Dauti nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit (afati i fundit ishte 15 marsi), duke hequr dorë nga mandati pas largimit të Isuf Çelaj.

Refuzimi i mandatit nga kandidati i PD, rihapi debatin e kalimit të mandateve nga njëra force politike në tjetrën. Por ekspertët thonë se nuk ekziston asnjë mundësi e tillë, pasi kjo nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë një nga 7 deputetët e rinj që u betuan paraditen e së mërkurës në Kuvend ishte edhe Alban Zeneli, i cili vjen nga radhët e partisë Demokratike nga qarku Kukës.

Alban Zeneli renditet tek ata kandidatë në listën e PD që ndryshuan mendje, pasi ai kishte firmosur lënien e mandatit në bllok të kërkuar nga PD.

Madje në protestën e 5 Marsit, ai ka marrë fjalën duke deklaruar se djeg publikisht mandatin. Alban Zeneli mori mandatin e Flamur Nokës./Opinion.al

Pas