Te Fundit

Nesër në Shkodër, vijon takimi i Berishës me demokratët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 30/09/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet “Foltorja” e radhës në Shkodër.

Lajmin e ka dhënë vetë Berisha nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, teksa fton demokratët që t’i bashkohen dhe të marrin pjesë.

“Njoftim!

Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! “- shkruan Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme Berisha ka qenë në Durrës dhe në mbështetje të tij ishin  deputetët Oerd Bylykbashi, Flamur Noka dhe Edi Paloka./Opinion.al

Pas