Bota

Nehammer për takimin me Putin: Bisedë dhe pritje e ftohtë, jo miqësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:28 - 11/04/22 |
Opi Nion

Kancelari austriak, Karl Nehammer, udhëheqës i një shteti neutral ushtarak, nuk arriti të bindë presidentin, Vladimir Putin, që të ndalojë konfliktin apo sulmet ndaj vendit fqinj.

Nehammer është lideri i parë i një vendi të Bashkimit Europian që shkel tokën ruse pas nisjes së pushtimit në Ukrainë dhe i pari që takon ballë për ballë atë që dha urdhrin për të sulmuar.

75 minutat takim me Putin në Moskë, Nehammer i konsideroi jo miqësore, pas asaj që dëshmoi gjatë qëndrimit në Ukrainë, ku pa me sytë e tij masakrën në Bucha. E tillë ishte dhe pritja e Putinit, e ftohtë, pa shtrëngim duarsh, ndërsa biseda u konsiderua e drejtpërdrejtë, e hapur dhe e ashpër.

Mesazhi më i rëndësishëm i përçuar nga kancelari austriak për presidentin rus ishte se “në një luftë ka vetëm humbës dhe asnjë fitues”.

“Adresova krimet e rënda të luftës në Bucha dhe vende të tjera dhe theksova që të gjithë përgjegjësit duhet të çohen para drejtësisë. Unë gjithashtu i thashë Presidentit Putin se sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi dhe do të vazhdojnë të forcohen për sa kohë që njerëzit po vdesin në Ukrainë”, u shpreh kancelari.

Negociatat me presidentin Putin për t’i dhënë fund luftës i konsideroi një detyrë, me synimin që të paktën të arrinte një armëpushim për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare apo largimin e civilëve nga zonat e rrezikut.

“BE është më e bashkuar se kurrë për këtë çështje. Ia bëra të qartë edhe presidentit rus se ka nevojë urgjente për korridore humanitare për të dërguar ujë të pijshëm dhe ushqime në qytetet e rrethuara dhe për të nxjerrë jashtë gra, fëmijë dhe të plagosur”, shtoi kancelari.

Pas ballafaqimit me Putin në rezidencën e tij në Moskë, lideri i Austrisë do të kthehet për të informuar vendet europiane për bisedën e tij dhe diskutuar hapat e mëtejshëm.

Pas