Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat/ Për herë të parë Këshilli flet për dënimin politikanëve

2020/03/25 at 7:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapja e negociatave, shoqërohet me disa kushte të e reja për Shqipërinë

Këshilli i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian i dha dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat e anëtarësimit në BE.


Lajmi u përshëndet nga të gjithë krerët e institucioneve të BE-së, diplomatë të vendeve anëtare si dhe politikanë vendas. Komisioni Europian kishte rekomanduar celjen e negociatave pa kushte që në vitin 2018 por procesi kishte ngecur për shkak të zhvillimeve të brendshme të cilat u  gjykuan nga liderët e vendeve anëtare si arsye thelbësore për shtyrjen e tyre. Në tetor Presidenti francez, Emanuel Makron u bë përfaqësuesi i vendeve të cilat ishin kundër celjes së negociatave, kryesisht me Shqipërinë sic pohoi dhe vetë ai. Por Makron e justifikoi vendimin e tij me kërkesën për të reformuar procesin e zgjerimit. Pas rishikimit dhe adaptimit të një qasjeje të re, të dyja vendeve do tu rishikohej perspektiva për celjen e negociatave.

Sot është bërë publik edhe dokumenti plotë i konkluzioneve të Këshillit i cili do t’ju dorëzohet të gjitha vendeve anëtare si dhe do t’i shërbejë Komisionit Europian për hartimin e korrnizës së negociatave që do ti dorëzojë secilit shtet me kushtet përkatëse përpara konferencës së parë ndërqeveritare.

Ajo që bie në sy në dokumentin e Këshillit është se Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë kusht për të plotësuar përpara konferencës së parë ndërqeveritare ndërsa për Shqipërinë ato janë shtuar dhe madje janë thënë me gjuhë më pak diplomatike.

Për herë të parë në këtë dokument nuk është përdorur tog-fjalëshi “zyrtarë të lartë” për të nënkuptuar politikanët por ata janë përcaktuar qartë. Aty gjithashtu thuhet shprehimisht se kërkohet që Shqipëria të nisë ndjekjet penale ndaj aty që janë përfshirë në blerjen e votave.

“Para konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODHIR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale, të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm të reformës gjyqësore, duke përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën përkatëse ndërkombëtare, përfshirë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe të përmbyllë krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria gjithashtu duhet të forcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe përmes bashkëpunimit me Shtetet anëtare të BE-së dhe përmes planit të veprimit për të adresuar rekomandimet e Task Force të Veprimit Financiar (FATF). Trajtimi i aplikimeve të pabazuara për azil dhe sigurimi i riatdhesimeve dhe ndryshimi i ligjit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias mbeten prioritete të rëndësishme. Komisioni do të sigurojë një raport mbi këto çështje, përfshirë progresin në lidhje me rekordin, kur prezanton kornizën e bisedimeve

Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë se Shqipëria ka adresuar me sukses të pesë prioritetet kryesore, siç është fillimi i procedurave penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët gjatë procesit të vettingut janë akuzuar për sjellje kriminale, fillimin e procedurave kundër atyre që akuzohen për blerje votash, një rekord i shëndoshë në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin e procedurave dhe përfundimin e procedurave të para kundër zyrtarëve të nivelit të lartë publik dhe politikanëve, përparim të prekshëm në lidhje me reformimin e administratës publike, zbatimin e reformës së ligjit zgjedhor si dhe një vendim i formës së prerë për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, si dhe përparimin e mëtejshëm në miratimin e legjislacionit zbatues të mbetur në lidhje me ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare, miratimin e ligjit për regjistrimi i popullsisë në përputhje me rekomandimet  e Këshillit të Europës dhe avancimin e procesit të regjistrimit të pronave”, thuhet në dokument.

Për Shqipërinë kushtet janë shtuar dhe duket se këtë herë Bashkimi Europian po kërkon që vendi të përshpejtojë hapat që duken tepër ambiciozë për tu përmbushur brenda qershorit. Në të kundërt, konferenca e parë ndërqeveritare për ne do të presë dhe Maqedonia e Veriut do të nisë procesin. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Koronavirusi/ Përhapja po forcohet, ndalohet shitja e gjallesave të egra

Koronavirusi/ 20 mijë viktima në gjithë botën, 10 mijë në 5 ditët e fundit

Gjermania ndalon kontaktet sociale, 25 mijë euro gjobë kush nuk bindet

Merkel negative në testin e dytë teksa Gjermania shënon sërish përmirësim

Franca pas Italisë dhe Spanjës, mbi 200 viktima në 24 orë

Franca pas Italisë dhe Spanjës, mbi 200 viktima në 24 orë
















TE FUNDIT

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
23 Korrik, 2026

Tensione kanë shoqëruar seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni, ku I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Rama. Përvec protestës...

Lexo më shumë

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
23 Korrik, 2026

Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë protestave para Parlamentit, mes të cilëve edhe dy vajza. Policia e...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
23 Korrik, 2026

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
23 Korrik, 2026

Këtë të enjte ka nisur seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që qytetarët janë vendosur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}