Aktualitet

Koronavirusi/ 20 mijë viktima në gjithë botën, 10 mijë në 5 ditët e fundit


               Publikuar në : 19:59 - 25/03/20 |
Al Do

Numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 në të gjithë botën ka kaluar 20 mijë sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pandemia e koronavirusit u shfaq në fund të vitit të shkuar në Wuhan të Kinës nga ku u përhap në të gjithë botën.

Që atëherë virusi ka mundur të infektojë mbi 450 mijë persona në të gjithë botën, me një ritëm tepër të lartë ditët e fundit ku 150 mijë të infektuarit e fundit janë konfirmuar për 4 ditë.

Për momentin janë 20,575 viktima në gjithë botën, teksa rreth gjysma e tyre janë regjistruar vetëm 5 ditët e fundit. Nga ana tjetër janë shëruar 113,201 persona.

Vendi ku janë regjistruar më shumë të prekur është Kina e cila është drejt shërimit ndërsa vdekshmëria më e lartë është regjistruar në Itali ku deri tani kanë humbur jetën rreth 7 mijë e 500 persona, 10% e të infektuarve.

Në Shqipëri rastet e para u konfirmuan më 9 mars. Prej atëherë deri tani janë konfirmuar 146 të prekur dhe nga ata 17 janë shëruar dhe 5 kanë humbur jetën. /Opinion.al

Pas