Aktualitet

“Në Tropojën e Sali Berishës e Hajdarit”,Basha pritet me tupane e valle


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 18/04/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me banorët në Tropojë në kuadër të fushatës elektorale.

Kryedemokrati Basha është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij të cilët e kanë shoqëruar me tupane dhe valle popullore të zonës teksa kanë thirrur  “Rama ik”.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, tropojanë dhe tropojne, të rinjtë dhe të reja t e Tropojës. Është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, e legjendave, në mesin e pasardhësve të dardanëve dhe kreshnikëve. Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, shtetin shqiptar, në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh. Në dritare të alpeve ku rrjedh më blu se blua lumi i Valbonës.

Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër vitrinë e kombit shqiptar, janë larguar shumë të reja në emigracion. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e shqiptarëve është e mbushur me shpresë. Nën hijen e heroit tonë Bajram Currit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës. Na bashkojë me një gëzim të brendshëm, e shpresë, se ndryshimi i pandalshëm po vjen”, tha Bashan ë fjalën e tij./Opinion.al

Pas