Aktualitet

Mbërritja e mbi 40 mijë vaksinave, Soreca: Kontribuam me 2.2 miliardë euro


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:44 - 18/04/21 |
Opi Nion

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas mbërritjes së mbi 40 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, mbrëmjen e kaluar.

Kujtojmë që vaksinat erdhën në kuadër të programit të BE, Covax. Nëpërmjet një reagimi në “Twitter” ambasadori Soreca thekson se Unioni dhe shtetet anëtare janë krenare që kontribuuan me shifrën prej 2.2 miliardë eurosh.

I gëzuar të shoh që Shqipëria merr dorëzimin e dytë nga COVAX të sasisë prej 40,800 vaksinave për të luftuar COVID19 .

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare janë krenarë që kontribuan me 2.2 miliardë € në COVAX. BE është këtu për të mbështetur popullin shqiptar për të mposhtur këtë pandemi së bashku”, shkruan Soreca në Twitter./Opinion.al

Pas