Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar, ndalohen dy maqedonas në Qafë Thanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 05/08/20 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar me qëllim ekstradimi dy shtetas maqedonas, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake dhe sllovene.

Mësohet se janë ndaluar në Qafë Thanë një 53-vjeçar për veprën penale “Trafik droge” dhe një 39-vjeçar për “Mashtrim kundër qeverisë”.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet R. D., 53 vjeç, banues në Stërmnicë, Tetovë dhe S. R., 39 vjeç, banues në Labunishta, Strugë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit të tyre në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, konstatuan se Gjykata Austriake kishte caktuar ndaj shtetasit R. D., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafik droge” për të cilën bazuar në Kodin Penal Austriak parashikohet dënimi deri në 15 vite burg.

Ndërkohë, shtetasi S. R., rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Koper, Slloveni kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim kundër qeverisë”, për të cilën bazuar në Kodin Penal Slloven parashikohet dënimi deri në 8 vite burg.

Materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas