Politikë

Ndryshimet në strukturat drejtuese, Alibeaj: Nuk është dramë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:41 - 17/01/22 |
Opi Nion

 Enkelejd Alibeaj tashmë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur këtë të hënë për ndryshimet në strukturat drejtuese të PD.

Alibej zvëndësoi Rushajn në detyrën e kreut të Grupit Parlamentar ndërsa ky i fundit nuk ka më asnjë nga pozicionet drejtuese të mëparshme, as atë të nënkryetarit të partisë.

Në një intërvistë në Abc neës, Alibeaj tha se Basha dhe Rushaj janë marrë vesh për largimin e tij.

“Nuk është dramë. Është bërë kalimi i një prej nënkryetarëve nga një pozicion në postin e kryetarit të grupit parlamentar. Në një konsent mes zotit Rushaj dhe Basha u bë ky kalim.

Për mua ishte surprizë sepse unë besoj për këdo që është në politikë besoj pak hije ka që çështjet që janë të brendshme të mos transferohen në platenë e Parlamentit. Do të besoja që aty të diskutohen ato që janë çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët. Një nga më kryesoret është përballja me qeverinë”, u shpreh Alibeaj./Opinion.al

Pas