Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndikimi i presidentit kinez Xi Jinping në vendimet e fundit të Putinit

2022/09/25 at 1:35 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndikimi i presidentit kinez Xi Jinping në vendimet e fundit të Putinit

Ish-këshilltari i Putinit, Andrei Illarionov, thotë për DW se veprimet e tij të fundit presidenti rus Putini mund t’i ketë bërë i ndikuar nga presidenti kinez Xi Jinping


 Deutsche Welle: Cila është përshtypja juaj për fjalimin televiziv të mbajtur nga presidenti rus Vladimir Putin më 21 shtator?

Andrei Illarionov: Duhet të kuptojmë pse e mbajti atë fjalim, pse mori vendim për mobilizim, për [të ashtuquajturat] “referendume” në katër rajonet e pushtuara në Ukrainë, pse përsëri filloi të kërcënojë se do të përdorë armë bërthamore. Të gjitha këto vendime janë shpallur brenda harkut kohor të tre ditëve, nga data 19 deri më 21 shtator. Të gjitha këto vendime bien në kundërshtim me politikën që Putini ka ndjekur deri më tani dhe në kundërshtim me planet e tij të njohura më parë.

Për shembull, referendumet pritej të mbaheshin ose në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm. Kremlini ka dhënë urdhër që të mbahen menjëherë, brenda pak ditësh: nga 23 deri më 27 shtator. Ky është mashtrim edhe sipas standardeve të Kremlinit. Ky është mashtrim edhe sipas standardeve të të ashtuquajturit referendumi i Krimesë në vitin 2014. Duhet të gjejmë një shpjegim për të gjitha këto vendime.

A mendoni se këto vendime janë një shenjë paniku në Kremlin?

Nuk duket se kundërofensiva e Ukrainës në rajonin e Kharkivit është shkaku i ndonjë ndryshimi në vendimet dhe mënyrën e të menduarit të Putinit. Unë kam një ndjenjë tjetër. Të gjitha ato vendime janë shpallur në harkun kohor prej tre ditësh, nga 19 deri më 21 shtator. Do të thotë se ato vendime janë marrë nga Kremlini të paktën një ose dy ditë para kësaj, pra më 17 dhe 18 shtator. Çfarë ndodhi në ato data?

Duket se ngjarja më e rëndësishme ishte kthimi i zotit Putin në Moskë nga samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand. Duket se Putin ka pasur disa biseda atje që e kanë detyruar të marrë të gjitha ato vendime.

I vetmi person që mund të ketë një bisedë të tillë me Putinin është kryetari Xi. Pra, Xi duket se i ka thënë Putinit diçka që e detyroi Putinin të ndryshojë qëndrimet e tij ndaj luftës, të ndryshojë rrënjësisht planet e tij të mëparshme për “referendume”, për mobilizim dhe për shantazh bërthamor.

A mund ta merrni me mend se çfarë i tha Xi Putinit?

Ne nuk e dimë. Por bazuar në disa rrjedhje dhe në bazë të gjuhës trupore, nuk do të përjashtoja mundësinë që Xi t’i ketë sugjeruar partnerit të tij të vogël që t’i japë fund sa më shpejt luftës në Ukrainë  – të themi, përpara Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze në tetor – dhe jo të presë deri sa të humbë. Fakti që Rusia ka bërë luftë për shtatë muaj dhe nuk ka dalë fitimtare është problematik për Xi dhe e bën atë të duket i dobët në prag të eventit më të rëndësishëm të jetës së tij. Por Xi nuk mund t’ia lejojë vetes të duket i dobët.

Duke iu rikthyer fjalimit të Putinit të mërkurën, çfarë do të thotë mobilizimi i pjesshëm në Rusi për rrjedhën e luftës dhe për vetë Rusinë? Mendoni se është dëshmi e dështimit të Rusisë së Putinit në këtë luftë?

Ky vendim është një shenjë e qartë e një ndryshimi rrënjësor të strategjisë që Putini ndjek prej disa muajsh. Përpara Samarkandit, Putini ishte gati të vazhdonte një luftë afatgjate me përshkallëszime – edhe për vite të tëra nëse ishte e nevojshme. Vendimet e ditëve të fundit nënkuptojnë se strategjia e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Këto nuk janë shenja dobësie apo humbjeje; këto janë shenja të varësisë së tij nga Xi.

Sa ushtarë do të jetë në gjendje të mobilizojë, armatosë, furnizojë dhe vendosë Rusia në vijën e frontit në Ukrainë? Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu po flet për 300,000, por ushtria ruse thuhet se ka mbi 20 milionë rezervistë.

Zyrtarisht, Rusia ka rezerva mobilizimi prej 18 milionë. Vetëm 10% e kësaj është 1,8 milion, kështu që shifrat si 1 milion, të cilat janë shfaqur në disa media, apo edhe 300 000 të shpallura nga Shoigu, duken realiste. Të mobilizuarit sigurisht që nuk do të pajisen të tërë me armët më të përsosura, me cilësi të lartë dhe moderne, por ka mjaft armë të vjetra për miliona rezervistë, në rast mobilizimi.

Ka pasur raportime për protesta në shumë qytete ruse. Më shumë se 1300 persona janë arrestuar nga policia. A ka shans që këto protesta të kenë sukses de të rrisin qendresën e popullit rus?

Nuk besoj. Shumë njerëz jashtë Rusisë vazhdojnë të harrojnë se ky është një regjim totalitar. Asnjë regjim totalitar nuk është hequr, shkatërruar apo ndryshuar nga protestat paqësore. Asnjë në historinë e njerëzimit.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se Ukraina së shpejti do të paraqesë një propozim për krijimin e një Gjykate Speciale për të gjykuar Rusinë. A është ide e mirë?

Mendoj se është një hap i duhur. Por vetë Putinit nuk i interesojnë vendime të tilla. Ai është shumë më i vëmendshëm ndaj zërave që vijnë nga Pekini sesa ndaj zërave nga Nju Jorku.

Si mund ta përfundojë luftën Putini?

Herët a vonë Putini do të mposhtet. Ne thjesht nuk e dimë se kur dhe cili do të jetë çmimi.

Ekonomisti rus Andrei Illarionov (lindur më 1961) ka qenë këshilltar i lartë i presidentit rus Vladimir Putin nga viti 2000 deri në vitin 2005. Më 21 dhjetor 2005, Illarionov deklaroi: “Këtë vit Rusia është bërë një vend tjetër. Nuk është më një vend demokratik. Nuk është më një vend i lirë”. Illarionov ishte një nga 34 nënshkruesit e parë të manifestit online anti-Putin “Putini duhet të shkojë”, i cili u botua më 10 mars 2010. Illarionov është bashkëpunëtor pranë Qendrës për Politikat e Sigurisë në Uashington./DW



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Lobimi rus në PD/ Berisha: Basha më tha se lekët i mblodhi nga Diaspora

Marrëveshja e Rusisë me Serbinë, Berisha: Kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor

Giorgia Meloni shtyn orarin e votimit për në mbrëmje, çfarë ndodhi

Giorgia Meloni shtyn orarin e votimit për në mbrëmje, çfarë ndodhi

Vlorë/Tentoi të kalonte kufirin me mbi 200 mijë euro të padeklaruara,në pranga 50-vjeçari

Vlorë/Tentoi të kalonte kufirin me mbi 200 mijë euro të padeklaruara,në pranga 50-vjeçari
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}