Bota

Giorgia Meloni shtyn orarin e votimit për në mbrëmje, çfarë ndodhi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:11 - 25/09/22 |
Opi Nion

Lideria e partisë ekstremiste të djathtë “Vëllezërit e Italisë”,Giorgia Meloni ka shtyrë orarin e votimit në qendrën e saj, dhe do i drejtohet kutive të votimit mbrëmjen e sotme në Romë në prag të mbylljes së tyre.

Mësohet se Meloni do të votojë pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që qendrat e votimit në Itali mbyllen në orën 23:00.

Sipas stafit, ky ndryshim orari vjen pasi Meloni dëshiron që të ketë një votim paqësor për votuesit.

“Vendimi u mor për të lejuar një votim paqësor për votuesit. Qendra e votimit ishte e mbushur me fotografë dhe turma njerëzish, e prania e saj që nuk do t’i lejonte qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar me qetësinë e nevojshme”, thuhet në reagimin e stafit./Opinion.al

Pas