Politikë

Marrëveshja e Rusisë me Serbinë, Berisha: Kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 25/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas takimit të zhvilluar dy ditë më parë në Nju Jork mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe atij serb Nikolla Selakoviç ku firmosën Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha tha se kjo marrëveshje është një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, kjo marrëveshje dëshmon qartë se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në Rajonin tonë.

Po ashtu, Berisha thotë se marrëveshja dëshmon se kryeministri Rama po punon për hegjemoninë ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave të shqiptarëve.

“Marreveshja Serbo- Ruse ne Neë York, nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor!

Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.

Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone.

Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise.

Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve”, shkruan Berisha./Opinion.al

Pas