Aktualitet

Ndërtimet pa leje, Rama nxjerr kontratën: 4646 m2 në mes të Tiranës i kalojnë shtetit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 29/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte po mban një videomesazh në rrjetet sociale për ndërtimet pa leje.

Lidhur me aksionin e qeverisë për sekuestrimin e tyre, Rama tregoi aktin e parë të dorëzimit. Bëhet fjalë për 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, të cilat sipas kryeministrit, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale.

“Ja ku është edhe akti i parë i dorëzimit! 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale. E ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror. Prandaj, kush merret me mua e me ne duke na treguar si ata që fshihen pas kullave e pas pallateve, le ta shohë mirë të vërtetën ose le të vazhdojë të lehë, por unë i siguroj të gjithë ata që duan një Shqipëri të drejtë e që duan një Shqipëri ku ligji të jetë njësoj për të gjithë e të mos ketë të fortë para ligjit, se nuk do t’i tradhtoj kurrë”-tha Rama./Opinion.al

Pas