Kronikë

Plagosja e 44-vjeçarit në Lushnje, Hoxha: Policia e Shtetit shpalli në kërkim të vdekurin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 29/09/22 |
Opi Nion

Ditën e djeshme policia njoftoi se Dorian Shurdhi është identifikuar si autori i dyshuar i ngjarjes së 20 prillit të këtij viti në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 44-vjeçari Kujtim Meta.

Në lidhje me këtë, gazetari investigativ Artan Hoxha tha sot në “Abc News” se 29-vjeçari Dorian Shurdhi ka ndërruar jetë pas 20 ditësh në koma në një spital në Belgjikë një ditë përpara se policia e shtetit ta shpallte në kërkim. Sipas tij autoritetet e shpallën në kërkim për t’i ngarkuar fajin për atentatin si njeriu i dyshuar, pasi nëse do të ishte gjallë, ngjarja do të ishte ende e arkivuar.

“Unë dyshoj se autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim një ditë pas vdekjes pikërisht për t’i ngarkuar fajin për atentatin si njeriu i dyshuar kryesor për këtë atentat. Kam frikë se ky person po të ishte gjallë ajo ngjarje do të ishte e ende e arkivuar” tha Hoxha./Opinion.al

Pas