Aktualitet

Mziu flet pas deklarimeve në SPAK: Për shkak të sekretit hetimor s’jap shpjegime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:29 - 27/07/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar deklarimet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu. Në një prononcim të shkurtër për mediat ai është shprehur se është pyetur në SPAK si deklarues dhe se nuk mund të jap më gjatë shpjegime për shkak të sekretit të hetimit.

“Rakip Suli është i terrorizuar nga zgjedhjet e ardhshëm vendore. E fitoi bashkinë me 6%. Unë u pyeta si deklarues nuk mund të jap më gjatë shpjegime për shkak të sekretit të hetimit”, ka thënë Mziu.

Deputeti i PD, Xhelal Mziu, është thirrur në SPAK për të dhënë deklarimet e tij, lidhur me kallëzimin e kreybashkiakut të Kamzës Rakip Sulit.

Kryebashkiaku aktual Rakip Suli kallëzoi Mziun për shpërdorim detyre. Në kallëzimin e tij Suli thotë se dyshohet se Mziu ka favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë.

Referuar ligjit të urbanistikës parashikohet që leja me sipërfaqe 2000 m2, 3% ti kalojë bashkisë për banesa sociale.

Pas