Një plagosje dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek rrethrrotullimi i Çoles, në lagjen “24 Maji”.
Personi që është qëlluar ka dalë nga një lokal pranë rrethrrotullimit të lagjes 24 maj.
Në momentin kur është afruar pranë auromjetit të tij tip Ford, pranë tij është afruar një person me motor dhe kaskë duke e qëlluar, ndërsa është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Personi i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.















