Kryesore

Emri në dosjen e ish-Sigurimit/Meta: Autoriteti ta thërriste I.M, njoh 50 Ilir Metaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:17 - 27/07/22 |
Opi Nion

Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pasi emri i tij doli në letrën e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit.

Ish-presidenti ngriti pyetjen se pse nuk është thirrur nga Autoriteti i Dosjeve, ndërsa u shpreh se vetë ai njeh më shumë se 50 Ilir metaj.

Ndër të tjera Meta tha se kjo çështje po përdoret nga Rama për rë hequr vëmendjen nga skandali i inceneratorëve.

“Pse bëhet kjo? Çfarë i kushtonte Autoritetet që qenka shqetësuar, që të thërriste I.M. nëse ish ky këtu, që është Ilir Rexhep Metaj. Nuk jam as president, as deputet, dhe për se u dashka bërë me urgjencë një ligj i posaçëm për këtë I.M. që ata ta verifikojnë? Patjetër u ngrit Parlamenti në këmbë. Po cili Parlament? Ai me në krye zonjën Nikolla, apo Lindita e Ramës në Parlament që përdoret për nevojat personale të tij, siç është urgjenca për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorëve ku do të përvëlohen të gjithë. Kush e ka ndaluar këtë autoritet t’i bëjë publike se sa I.M. kanë qenë në Fakultetin e Ekonomisë. Në atë kohë kam qenë Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë. U zgjodha se i kisha thuajse të gjitha dhjeta por edhe se kisha aftësi lideri që atëherë. Unë njoh nja 50 Ilir Metaj. Në klasë kemi qenë dy Ilir Metaj. Ai ishte njeri korrekt dhe jam i sigurt që s’ka qenë”,-tha Meta.

Pas