Aktualitet

Mungon Rama,PD ndërpret seancën, Balla: Debatin e hap kryetari i opozitës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:26 - 16/09/21 |
Opi Nion

Ka rinisur pa kryeministrin Edi Rama seanca plenare në Kuvend teksa ka patur debat për mungesën e kreut të qeverisë.

Ndërkohë që PD ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament ka qenë Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ai i cili është shprehur se është standart tashmë që kreu i opozitës e hap debatin për programin e qeverisë.

“Neni të cilin i referohen kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet as kryeministrin që të qëndrojnë gjatë gjithë debatit në seancën plenare. Ajo që është standarti më i mirë në këtë seancë është që debatin për programin e  hap kryetari i opozitës. Ndërkohë që ajo që është po aq e rëndësishme është që kur kam qenë në opozitë se koha e kryetarit të opozitës është e barabartë me kohën e kryeministrit. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend koha ka ndryshuar pas 2013-ës. Duhet të vazhdojmë debatin. E gjithë qeveria është prezent për të dëgjuar. Do të kishte qenë mirë në dinjitetin e opozitës të bënin pyetje. Unë nuk marr përsipër t’ju edukoj. Është një zhurmues në krahun e majtë që duhet ndërprerë. Nëse deputeti nuk e merr fjalën,radha kalon tek deputeti pasardhës.  Asnjëherë nuk është ndërprerë seanca për mosprezencën e dikujt”- tha Balla.

Pas