Aktualitet

Muka nxjerr studimin: 700 mijë shqiptarë në grupin e rrezikut Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:35 - 20/06/20 |
el ida

Studiuesi, Taulant Muka, shkruan se shumë persona e kritikuan 3 muaj më parë kur në programin “Opinion” parashikoi se 137 mijë shqiptarë do kërkonin shtrim spitalor në rast infektimi të popullatës në nivelin që duhet për të arritur imunitetin e tufës.

Përmes një postimi në facebook, Muka shton se artikulli i fundit i publikuar në Lancet konfirmon rezultatet e tij, pasi sipas tij, 700 mijë shqiptarë janë në grupin e rrezikut Covid, ndërsa 165 mijë shqiptarë do kërkonin shtrim spitalor në rast infektimi me SARS-COV-2.

“165 mije Shqiptare do kerkonin shtrim spitalor! Shume me kritikuan 3 muaj me pare kur ne Opinion TvKlan parashikova 137 mije shqiptare mund te kerkonin shtrim spitalor ne rast infektimi te popullates ne nivelin qe duhet per te arritur imunizimin e tufes. Artikulli i fundit ne Lancet konfirmon keto rezultate duke cilesuar 700 mije shqiptare jane ne grupin e rrezikut Covid, nderkohe qe rreth 165 mije Shqiptare do kerkonin shtrim spitalor ne rast infektimi me SARS-COV-2”, shkruan Muka, krahas studimit./Opinion.al

Pas