Aktualitet

Pipero: Të rinjtë pozitivë asimptomatikë nuk është nevoja të izolohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:47 - 20/06/20 |
el ida

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, u shpreh se një person që është në moshë të re, dhe që rezulton pozitiv por që nuk ka shenja klinike, mund të vazhdojë jetën normalisht me një maskë.

Mjeku sqaroi më tej se për këtë tëori mund të mos gëzojë mbështetjen e të tjerëve.

“Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet.” u shpreh Pipero në studion e emisionit “Kjo javë”, ndërsa komentoi shifrat e larta të të prekurve.

Referuar rastit të bërjes publik të emrave të vëllezërve Budina, të prekur nga Covid 19, mjeku infeksionsit Pëllumb Pipero, tha se është kundër publikimit të tyre.

“Unë e kam shumë të vështirë të marr një informacion me emër në ISHP, ose e kam të pamundur sepse i gjithë informacioni ka një protokoll të caktuar të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.” tha Pipero./Opinion.al

Pas