Bota

Moska mohon se ka shpërblyer militantë për të vrarë ushtarë të SHBA


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 28/06/20 |
Al Do

Rusia ka mohuar raportet se ajo u ka ofruar shpërblime për militantë të lidhur me Talibanët për të vrarë trupat amerikane në Afganistan.

Duke përmendur zyrtarë amerikanë, New York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal raportuan që një njësi e inteligjencës ushtarake ruse ofroi shumat e parave të supozuara vitin e kaluar.

E njëjta njësi ka qenë e lidhur me përpjekjet e atentateve në Evropë

Ambasada ruse në SHBA tha që pretendimet kishin çuar në kërcënime ndaj diplomatëve.

Talibanët gjithashtu mohuan të kenë bërë ndonjë marrëveshje me inteligjencën ruse.

Raportet vijnë teksa SHBA përpiqet të negociojë një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare në Afganistan.

Zyrtarët e pa identifikuar të cituar nga New York Times thanë që agjencitë e inteligjencës amerikane kishin konkluduar muaj më parë se një njësi e agjencisë së inteligjencës ushtarake GRU të Rusisë kishte kërkuar të destabilizonte kundërshtarët e saj duke ofruar në fshehtësi shpërblime për sulme ndaj forcave të SHBA.

Militantët islamikë, apo elementë kriminelë të armatosur të lidhur ngushtë me ta, besohej se kishin mbledhur marrë para, thoshtë gazeta.

Sipas Times, Presidenti Donald Trump u informua për raportet në Mars. Trump mohoi të ishte informuar, duke shkruar në Twitter të dielën se as atij dhe as zv/presidentit nuk i ishte thënë “për të ashtuquajturat sulme mbi trupat tanë në Afganistan nga rusët”.

Në një seri postimesh në Twitter, ambasada ruse në SHBA akuzoi gazetën për promovimin e lajmeve të rreme.

Njëzet trupa amerikane vdiqën në Afganistan në vitin 2019, por New York Times tha që nuk ishte e qartë se cilat vdekje ishin nën dyshime.

Zyrtarët e cituar nga New York Times thanë që Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë parasysh si të përgjigjet, duke përfshirë edhe vendosjen e një numri sanksionesh përshkallëzuese kundër Rusisë.

Njësia GRU që dyshohet se është e përfshirë ka qenë gjithashtu e lidhur me vrasjen në tentativë të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me një agjent nervor në Salisbury, Angli, në Mars 2018.

Një zëdhënës për Talibanët gjithashtu i quajti akuza të pabazuara.

“Shënjestrat dhe vrasjet tona të synuara ishin në vazhdim e sipër në vite më parë, dhe ne i bëmë ato me burimet tona,” tha Zabihullah Mujahid për New York Times.

Ai shtoi se talebanët kishin ndaluar sulmin ndaj forcave të SHBA dhe Nato pasi ata ranë dakord në shkurt për tërheqjen e trupave në faza dhe për të hequr sanksionet. Në kthim, talebanët thanë se nuk do të lejojnë që grupet ekstremiste të veprojnë në zonat që kontrollojnë. /Opinion.al

Pas