Bota

Rihapen dritat e kuqe në Amsterdam, punonjëset me maska dhe doreza


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 28/06/20 |
el ida

Teksa një valë e dytë pandemie, duket se ka përfshirë pjesën më të madhe të vendeve në rang global, Amsterdami do të rihapë të mërkurën lagjen me drita të kuqe.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, vendosi që industria e seksit të rinisë punën në momentin që numri i viktimave ditore në Holandë ra ndjeshëm.

Ai theksoi se duke qenë një profesion me kontakt, do të ketë një protokoll të rreptë që duhet të ndiqet nga të gjithë punonjëset e seksit, të cilat duhet të mbajnë veshur doreza dhe maska.

Gjithashtu, ato duhet të shmangin puthjet dhe seksin oral si dhe të kontrollojnë paraprakisht klientët e tyre për simptoma koronavirusi./Opinion.al

Pas