Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Morning Post (1912)/ Tradita dhe zakonet e popullit shqiptar nga përdorimi i armës tek respekti ndaj gruas

2018/08/24 at 1:57 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Morning Post (1912)/ Tradita dhe zakonet e popullit shqiptar nga përdorimi i armës tek respekti ndaj gruas

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Gusht 2018

Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të enjten e 8 gushtit 1912, në faqen n°3, shkrimin e medias britanike, “Morning Post”, mbi traditat dhe zakonet shqiptare, në të cilin hasim trajtimin e temave të ndryshme si përdorimi i armëve, mikpritja, rrespekti për gruan apo rritja (edukimi) i fëmijëve.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Zakonet shqiptare

“Londër, 7 gusht. – Morning Post jep, në vijim, detaje interesante mbi traditat dhe zakonet e popullit shqiptar :

Nuk ka asgjë moderne te shqiptarët përveç armëve të tyre, të cilat janë të shkëlqyera sepse në këtë fushë ata janë njohës të vërtetë. Ceremonia vjetore e bekimit të pushkëve, në fisin e mirditorëve, është shumë mbresëlënëse. Një fis shqiptar drejtohet në mënyrë arbitrare nga një udhëheqës, i cili ka të drejtën të vendosë për jetën dhe vdekjen e anëtarëve të këtij fisi.

Frika është një ves i panjohur te shqiptarët sepse, që nga lindja, ata kanë jetuar në një atmosferë luftimi dhe përleshjet e tyre me fqinjët janë më të shpeshta se ndeshjet e futbollit në Angli.

Ushqimi i tyre është shumë i thjeshtë. Ata janë shumë mikpritës.

Burrat, në përgjithësi, janë të mëdhenj, dhe sytë e tyre janë jashtëzakonisht të gjallë ; gratë, me një karakter më të butë, kanë një shprehje të thellë ; durimi dhe butësia e nënës shqiptare për fëmijët e saj nuk mund të tejkalohet.

Ajo nuk keqtrajtohet, sepse personi i saj është i shenjtë për gjininë dominuese. Shqipëtari e shfryn zemërimin e tij mbi armikun dhe nëse harron e godet një grua, ai do të dëbohet nga fisi.

Për një fjalë përbuzëse apo një poshtërim disi të dhunshëm, ai duhet të japë llogari përpara pleqve, dhe nëse familja e gruas e merr vesh, kjo mund t’i kushtojë jetën.

Nëna shqiptare zbaton të njëjtin kujdes, me të cilin është rritur, për fëmijët e saj. Goditja e një fëmije konsiderohet një mëkat monstruoz, dhe mohimi i diçkaje, derisa ai të arrijë moshën e arsyes, nuk shihet me sy të mirë.

Ky trajtim njerëzor nuk duket se e llaston (përkëdhel) të riun shqiptar. Ai rrallëherë bërtet, dhe kërkesat e tij janë të thjeshta.

Beteja e tij e parë është dita e madhe që ai pret dhe për të cilën përgatitet sa më shpejt që të jetë i aftë të mbajë një pushkë.”

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/morning-post-1912-zakonet-e-popullit-shqiptar-mbi-perdorimin-e-armeve-mikpritjen-rrespektin-ndaj-gruas-edukimin-e-femijeve/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

Etiketa: Aurenc Bebjablogmorning post 1912perdorimi i armesrespekti ndaj gruastradita dhe zakonet shqiptare

Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Shkrimi i plotë/ WT: Tradhtarët e Trump në ambasadën amerikane në Tiranë

Axhenda devijuese e Soros simbolizohet nga prishja e reformës në Shqipëri

Bolton: SHBA s’do të përfshihet në shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: SHBA s'do të përfshihet në shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë

La “Top Channel” për “Tv Klan”? Ku do e shohim së shpejti Kimikatin?

La "Top Channel" për "Tv Klan"? Ku do e shohim së shpejti Kimikatin?








TE FUNDIT

I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të Laprakës

I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të Laprakës
21 Mars, 2023

Shoferi i autobusit së linjës së Laprakës është vënë në pranga nga policia pasi është kapur në gjendje të dehur....

Lexo më shumë

Trafikoi kokainë në vendet nordike, dënohet me 9 vite burg Jetmir Kastrati

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani shkon në SPAK
21 Mars, 2023

Jetmir Kastrati, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë...

Lexo më shumë

Grupi i Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Konsultime me Berishën për emrin e presidentit? Alibeaj: Vetëm me grupin e PD
21 Mars, 2023

Grupimi i Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Sipas përfaqësuesit ligjor të Alibeaj, Indrit Sefa,...

Lexo më shumë

Lëvizje në Polici, ndërrohen shefat e komisariateve në disa qytete

Emrat/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefat e komisariateve që lëvizin
21 Mars, 2023

Një sërë lëvizjesh janë bërë në disa komisariate në drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit. Kështu, mësohet se në policinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com