Aktualitet

Mori “Toyotën” me qira dhe e mbushi me emigrantë, kapet 34-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:50 - 09/09/21 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia në aksin Tepelenë-Fier pasi u kap duke transportuar me makinë emigrant të paligjshëm.

Në pranga ka rënë Alion Haxhi, i cili u ndalua për kontroll në rrethrrotullimin e Levanit. Sipas policisë, 34-vjeçari në makinën tip Toyota, të cilën e kishte marrë me qira, iu gjetën 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Tashmë ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./Opinion.al

Pas