Aktualitet

Tragjedia në Tetovë, Manastirliu: Shqipëria e gatshme për të ndihmuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 09/09/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një bisedë me homologun Venko Filipçe të Maqedonisë së Veriut, lidhur me tragjedinë e ndodhur në Tetovë, ku deri tani kanë humbur jetën 14 pacientë.

Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se i shprehu ngushëllimet Filipçes për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e siguroi për gatishmërinë e vendit tonë për ët ndihmuar në këtë situatë.

“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan Manastirliu./Opinion.al

Pas